Këshilli komunal shpall konkurs për zgjedhjen e kryeshefit të ri të administratës komunale në Bujanoc
Kryeshefi i administratës së komunës së Bujanocit, Nesim Rexhepi ka dhënë dorëheqje nga posti që kishte mbajtur deri më tani.Dorëheqjen e tij e ka konfirmuar, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi pas mbledhjes së parë të mbajtur të këshillit komunal në përbërjen e re.
Nga sot këshilli komunal ka shpallur konkurs për zgjedhjen e kryeshefit të ri në harmoni me rregulloren dhe ligjet e pushtetit komunal.
Nesim Rexhepi, është zgjedhur në fund të vitit 2013-të, pas aderimit në Partinë Demokratike të Nagip Arifit.
Mbeldhja e parë e Këshilli Komunal rezultoi me aprovimin e të gjitha pikave të rendit të ditës, dhe me ç’rast kulmoi në bashkpunim të sinqert në mes të anëtarëve të këshillit komunal me kryetarin e komunës, Shaip Kamberi.
"Funksionimi i rregullt i administratës komunale, vendimi i financimit të partive politike, ndryshimi e nënshkruesit e xhirollogarisë së komunës së Bujanocit dhe program i shfytëzimit të tokës bujqësore”, ishin çështjet e debatuara gjatë kësaj mbledhje të parë të këshillit komunal të Bujanocit, deklaroi pas mbledhjes kryetari i komunës, Shaip Kamberi.
Gjithashtu, Kamberi, më pas potencoi edhe shpalljen dhe ndjekjen e procedurave për zgjedhjen e kryeshefit administratës komunale
/Titulli.com/