Jovanoviq: Nuk ka epidemi të fruthit në Bujanoc
Në komunën e Bujanocit nuk është shpallur epidemia e lisë apo fruthit, ka thënë për "bujanovacke" drejtoresha e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Lela Jovanoviq.“ Në territorin e komunës së Bujanocit janë regjistruar dy raste por këto nuk janë shkak për shpallje të epidemisë”, u shpreh Jovanoviq.
Sipas saj njëri rast është regjistruar tek një person i ri që studion në Kosovë ndërsa rasti i dytë tek një vajzë që jeton në rrethin të Bujanocit dhe janë vakcinuar.
Ajo theksoi se është e domosdoshme vaksinimi në mënyrë që mos të vije deri te situata e fruthit të kalojë në epidemi të vërtet./Titulli.com/