Izraeli “i bindet” ShBA-ve për të shtyrë pushtimin tokësor të Gazës
Rajoni dhe Politika

Izraeli “i bindet” ShBA-ve për të shtyrë pushtimin tokësor të Gazës

26.Oct.2023 07:24
0

Ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara duket se ka bindur Izraelin që të vonojë pushtimin tokësor të Gazës për momentin, në mënyrë që ShBA të nxitojnë mbrojtjen raketore në rajon.

Sipas mediave amerikane, Pentagoni po punon për të vendosur rreth 11 sisteme të mbrojtjes ajrore në rajon, duke përfshirë trupat amerikane të stacionuara në Irak, Siri, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Zyrtarët izraelitë, sipas botimit, kanë rënë dakord me kërkesat e SHBA-së për të pritur derisa këto sisteme të vendosen, potencialisht brenda kësaj jave. Të dielën, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi se Uashingtoni do të hakmerrej nëse trupat amerikane do të shënjestroheshin gjatë luftës Izrael-Gaza. 

 

Salihu: Është një vakum i cili nëse nuk tejkalohet, Presheva mund të shkojë në zgjedhje?
Masakër në SHBA, rezervisti qëllon mbi njerëzit në restorant dhe vret 22 persona (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration