Ish kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka takuar përfaqësuesin e OSBE-së Bosisio
Shqiprim Arifi, kryetar i Alternativës për Ndryshime dhe ish drejtues i komunës së Preshevës ka pritur në zyrën e tij, koordinatorin e zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Giacomo Bosisio.“Në këtë takim miqësor u bisedua rreth aktualiteteve politike në Preshevë. Kryetari Arifi ka shprehur indinjatë të thellë rreth bllokimit të zhvillimit të projekteve vitale për komunën e Preshevës”, thuhet në njoftimin e publikuar në facebook të Alternativës për Ndryshim në Preshevë.
Kjo parti ka vlerësuar se do të vazhdojë të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim me korin diplomatik./Titulli.com/