Drejtoria e Policisë në Vrajë hesht për incidentin e policit në Preshevë
Lokale

Drejtoria e Policisë në Vrajë hesht për incidentin e policit në Preshevë

11.Aug.2017 11:19
0
Publikimi i lajmit në portalin informativ të pavarur Titulli.com " Polici në Preshevë kërcënon me vrasje diasporën shqiptare" ka nxitur reagimin dhe hetimet edhe të mediave qendrore kombëtare në Beograd.

Gazeta më e lexuar në Serbi “Blic’ ka publikuar lajmin e përkthyer nga Titulli.com dhe në të njëjtën kohë ka vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.

Gazeta “Blic” ka publikuar edhe në portalin e vet lajmin dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar sqarime shtesë nga shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për këtë rast.

“Në përpjekje për tu informuar më hollësisht  lidhur me incidentin, zyra e “Blic” zyrtarisht i është drejtuar drejtorisë së Policisë në Vrajë mirëpo shërbimi informativ i këtij organi shtetëror nuk e kanë parë të nevojshme të përgjigjen”, ka shkruar sot gazeta blic.

Më 31 korrik Titulli.com ka publikuar lajmin se në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës ka ndodhur një përleshje e egër mes një polici që nuk ishte në detyrë dhe 2 banorëve nga i njëjti vendbanim duke rezultuar edhe më kërcënim për vrasje./Titulli.com/

Likova dhe Presheva të ndara, të ndaluara dhe të kërcënuara
Ish kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka takuar përfaqësuesin e OSBE-së Bosisio
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration