Hiqet gjendja e jashtëzakonshme në Serbi, vendimi për karantinë së shpejti
Kuvendi i Serbisë ka shfuqizuar gjendjen e jashtëzakonshme në Serbi e vendosur më 15 mars për shkak të gjendjes se pandemisë së korona virusit, shkruan Titulli.com.
Propozimin për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme e ka paraqitur kuvendit popullorë, kryeministrja Ana Brnabiq e cila theksoi se nuk ka asnjë arsye që gjendja e jashtëzakonshme të ekzistojë në Serbi.
Ajo tha përpara deputetëve se janë krijuar kushtet për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme tash, më se një javë ka më pak se 5 % të infektuar nga Covid-19
dhe ky është kushti më i rëndësishëm, transmeton Titulli.com.
Sipas saj në mbledhjen e ardhshme të Shtabit Emergjent do të qartësohen masat që do të aplikohen për qytetarët që vijnë në Serbi nga vendet e jashtme dhe që mos të jenë në karantinë.
Fillimi i seancës së sotme të kuvendit të Serbisë ishte në kaos në shenjë të bilbilit të deputetit opozitarë Boshka Obradoviq të cilët në këtë mënyrë edhe më herët deputetët opozitarë manifestuan kritika në adresë të pushtetit për mënyrën se si veproi gjatë javëve të kaluara./Titulli.com/