Hetem Qazimi, plotë 34 vite me punën e çelësabërësit në Bujanoc
Hetem Qazimi nga fshati Tërnoc me veprimtarin e tij artizanale të çelësabërësit në qytetin e Bujanocit ka 34 vite që e ushtron të vetmin e këtij lloji në komunë.
Në një bisedë për portalin Titulli.com, Qazimi tregoi se para 34 viteve pësoi një aksident me veturë dhe që nga ajo kohë ai është invalid i cili veten e gjeti në këtë veprimtari përkundër të gjitha vështirësive shëndetësore si pasoj e atij aksidenti.
Ai gjatë kësaj bisede shpjegoi se asnjëherë nuk është ndalur së punuari i cili përmes kësaj pune ka arritur të siguroj një jetë mjaft të mirë për fëmijët dhe familjen por shprehet se ka pasur edhe përkrahjes institucional komunale
.
“Zanatin e bërjes së çelësave e kam filluar pas aksidentit dhe nuk jam ndalur asnjërë e kam dashur punën të cilën e bëjë dhe e kam punuar gjithmonë me shumë përkushtim”, theksoi Qazimi.
Qazimi thotë se është mjaft e vështirë të mbijetosh në komunën e Bujanocit me biznes të vogël dita ditës puna po bie edhe më shumë mirëpo po arrin të mbaj lokalin me gjithë problemet.
Në Bujanoc përpunimi i nj kopje të çelësit kushton vetëm 150 dinarë, shumë kjo simbolike mirëpo për Qazimin kjo nuk është problem që ai ta ndaloj punën e tij.
Veprimtaria e Qazim Hetemit është një pasqyrë e mirë pozitive e përkushtimit ndaj punës dhe zhvillimit të biznesit në një vendbanim të vogël e me pak mundësi punësimi gjithashtu paraqet edhe një sfidë që tejkalohet./Titulli.com/