Hapet konkursi për bursa të studentëve
Lokale

Hapet konkursi për bursa të studentëve

28.Dec.2012 08:32
0
[caption id="attachment_48310" align="alignleft" width="275"]Foto ilustrim Foto ilustrim[/caption] Komisioni i Këshillit Komunal të Bujanocit nga dita e sotme ka hapë konkurs për ndarjen e bursave për studentë të Komunës së Bujanocit në studimet themelore dhe ato master Studentët të cilët dorëzojnë kërkesën për bursë duhet të plotësojnë disa kushte si: të ketë të regjistruar për herë të parë vitin dhe masterin, dëshmi nga shkolla e mesme apo fakulteti përkatësisht suksesin e studimeve, që kandidati të mos jetë në marrëdhënie pune dhe të jetë nën moshën 30 vjeçare. Sipas njoftimit të këtij komisioni, studentët, kërkesat e tyre për bursë mund ti dorëzojnë nga dita e sotme (28 dhjetor 2012) deri më 25 janar 2013, në Drejtorinë për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore, në zyrën numër 301 në ndërtesën e administratës komunale nga ora 10h deri në orën 14h. Dokumentacioni i nevojshëm gjatë aplikimit:
  • Letërnjoftimi elektronikë, fotokopja e letërnjoftimit ose certifikatën mbi vendbanimin e kandidatit
  • Vërtetimi se për herë të parë ka regjistruar këtë vit të studimeve,
  • Vërtetimi mbi notën mesatare të suksesit prej 4.50 - 5.00 nga shkolla e mesme për studentët e vitit të parë,
  • Certifikatën mbi notën mesatare nga vitet e mëparshme të studimeve për studentët e tjerë.
Sipas njoftimit të nënshkruar nga Arbër Pajaziti, kryetar i Komisionit për ndarjen e bursave, kandidatët të cilët nuk do të sjellin dokumentacionin e plotë nuk do të merret parasysh kërkesa e tyre./Titulli.com/  

konkurs

 
“Body Fitness”, më e madhja në Bujanoc
SHBA-të kërkojnë ulje tensionesh, Nikolliq nxitë rrënimin e përmendores
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration