“Body Fitness”, më e madhja në Bujanoc
Lokale

“Body Fitness”, më e madhja në Bujanoc

28.Dec.2012 11:16
0

body-fittnes

Të bësh stërvitje, të kujdesesh për shëndetin ka hyrë në trendë edhe në vendin tonë.  Nga dita e nesërme Bujanoci do të ketë edhe një palestër fitnesi me paisjet më bashkëkohore. Përveç pajisjeve shumë të avancuara, “Body Fitness” me pronar Fitim Muratin, në ndërtesën e saj ka edhe kafiterinë për çlodhjen e klientëve ndërsa për higjienë janë të vendosura edhe dush kabinat. “Body Fitness” do të jetë i hapur për të dyja gjinitë, ndërsa në te nuk do të mungojë as përkujdesja e stafit profesionistë. Sipas pronarit Fitim Murati palestra e fitnesit do të hapet nga dita e nesërme. “Body Fitness do të jetë fitnesi më i madh në Bujanoc dhe do plotësojë të gjitha kushtet për ushtrime cilësore, kurse do të jetë i hapur për të gjithë”, i tha Titullit, Murati. Në Bujanoc janë hapur palestra fitnesi, mirëpo sipas Muratit ky do të jetë ndër më të pajisurit dhe me standarde evropiane./Titulli.com/
Konçul: IBM do të implementohet pa rrjet të energjisë elektrike
Hapet konkursi për bursa të studentëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration