Halimi: Pasardhësi i Vuçiqit do ta ketë përkrahjen tonë Foto: Tanjug
Lokale

Halimi: Pasardhësi i Vuçiqit do ta ketë përkrahjen tonë

07.Jun.2017 08:58
0
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi ka thënë pas takimit me Aleksandër Vuçiq se ai është i interesuar për riorganizimin e Trupit Koordinues për jug të Serbisë në mënyrë që të jetë më efikas në zgjidhjen e problemeve të përditshme të shqiptarëve dhe banorëve tjerë që jetojnë në këtë rajon.

Halimi duke folur për gazetarë tha ekziton vullneti i presidentit që të bëhet riorganizimi i Trupit Koordinues dhe ai ka qenë kushti që PVD të përkrahë qeverinë e Serbisë, shkruan Titulli.com.

“Themelore ka qenë që të vazhdohet me programin 13 pikësh nga viti 2013, i cili ka ngecur dhe është përkrahur nga të gjitha partitë shqiptare. Ndërsa pas krizës me lapidarin në Preshevë, qeveria kishte pranuar këtë planë”, theksoi mes tjerash Halimi.

Ai është shprehur gjithashtu se deri më tani deputeti popullorë ka përkrahur të gjitha vendimet e qeverisë dhe nuk ka arsye që mos ta bëjë atë edhe në të ardhmen.

Pjesë e delgacionit për konsultime me presidentin e Serbisë për zgjedhjen e kryeministrit të ri të qeverisë përveç Riza Halimi, ishte deputeti popullorë Fatmir Hasani, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani./Titulli.com/

Beogradi toleron posterët e Vetëvendosjes brenda Serbisë
Këto janë kërkesat zyrtare të Luginës drejtuar presidentit Vuçiq (dokument&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration