Beogradi toleron posterët e Vetëvendosjes brenda Serbisë
"Vija e vetme e Kuqe", slogani i Lëvizjes Vetëvendosje, me fotografi të Albin Kurtit dhe tre kandidatëve të tjerë për deputetë, është vendosur edhe në afërsi të Preshevës "“ komunës serbe të banuar me shqiptarë.Billbordat e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë shqetësim për Serbinë, e cila disa të tillë i lejon të vendosen brenda kufijve të saj. Ndërkohë që shteti serb haptas ka shfaqur panikë se zgjedhjet e 11 qershorit do të mund ta kthejnë Ramush Haradinajn Kryeministër, të cilin serbët e kanë shqetësim për shkak të kontributit të tij në UÇK, gjatë luftës.
Lëvizja Vetëvendosje, po ashtu, e cila njihet për thirrje e tyre kundër ‘Prodhimeve serbe’, ende nuk ka sqaruar se kë ka kontraktuar për t’i vendosur këta posterë në territorin serb.
Por, ajo që dihet është se cilado kompani që VV’ja e ka kontraktuar për të vendosur këta posterë, për obligimet tatimore i përgjigjet shtetit serb.
Në poster, përveç Albin Kurit, shihen edhe Salih Zyba, Elza Sadiku dhe Liburn Aliu. /GazetaExpress/.