Halimi: Interesi jonë përfaqësimi në institucione shtetërore
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi ka thënë se për herë të parë partia e tij do të jetë pjesë e shumicës qeverisëse në parlamentin e Serbisë.Halimi është shprehur se deputeti i PVD-së, Fatmir Hasani do të jetë pjesë e pozitës parlamentare por se nuk pret edhe pjesëmarrje në qeveri, duke shpresuar vetëm përfaqësim në organet shtetërore kryesisht në Trupin Koordinues.
“Kemi cekur interesin tonë që të përmirësohet përfaqësimi i shqiptarëve në organet shtetërore dhe insitutucione, dhe në lidhje me këtë dhe sygjerimi që nëse qeveria ka qëndrim që Trupi Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë edhe më tej duhet të funksionojë, atherë do të ishte mirë që një shqiptar ta drejtoj këtë trup” ka deklaruar Halimi.