Fëmijët parashkollorë në Bujanoc imitojnë personazhet vizatimorë
Enti parashkollorë në Bujanoc përmes një aktiviteti ka shënuar 1 prillin apo siç njihet dita e gënjeshtrave para objektit të shtëpisë së kulturës.Fëmijët e këtij institucioni parashkollor të shoqëruar nga prindërit e tyre morën pjesë në programin e organizuar artistik me këngë dhe vallëzime në sheshin e qytetit të Bujanocit, shkruan Titulli.com.
Këta fëmijë me veshjet e tyre si personazhe të ndryshme të filmave vizatimor si “Prinscesa, Micky Mouse, Spider Man, Shtriga, Pirat e Flutura” i dhan një gjallëri e pamje shumë të bukur qendrës së qytetit të Bujanocit.
“Gëzimi Ynë”, është një institucion parashkollor për fëmijët deri në moshën 5 vjeçare të të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në komunën e Bujanocit, ndërsa orari i mbajtjes së fëmijëve në këtë çerdhe është nga ora 05:00-16:00 në grupacione të ndara sipas moshave./Titulli.com/