Fruthi edhe në komunën e Bujanocit, vaksinimi i domosdoshëm i fëmijëve
Në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc janë paraqitur tashmë dy raste me "morbill" apo" fruthi" si e quajmë në gjuhën popullore.Afërdita Mustafa pediatre pranë këtij institucioni mjekësorë tha për Titulli.com se nuk është ndonjë gjendje alarmante në komunën e Bujanocit për momentin por nëse rastet vetëm se shtohen atëherë i kanosemi rrezikut që të shkojmë drejt një epidemie.
“Vaksinimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve nga këto lloje epidemish andaj të gjithë fëmijësh të cilën nuk janë vaksinuar me kohë kundër mobilit të bëjnë një gjë të tillë” theksoi Mustafa për Ttulli.com.
Ajo tha se ditëve të fundit ka mjaft fëmijë të cilët po i sjellin prindërit e tyre për ti vaksinuar dhe shpresojë që të vijnë sa më shpejt të gjithë ata fëmijë të cilët nuk janë vaksinuar./Titulli.com/