Fletëarrest për ish-komandant Hoxhën, Serbia e akuzon për sulmet në Dobrosin
Lokale

Fletëarrest për ish-komandant Hoxhën, Serbia e akuzon për sulmet në Dobrosin

13.Dec.2012 15:58
0
Autoritetet serbe kanë lëshuar fletëarreste ndërkombëtare për ish-komandantin e UÇK-së, Xhezair Shaqiri – Hoxha. Njoftimi bëhet i ditur nga burime të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Prishtinë, të cilat janë njoftuar me fletëarrestin serb, por edhe një fletëarrest të lëshuar nga ana e autoriteteve të MPB-së së Maqedonisë, por që kjo e fundit nuk mund të konfirmohet si zyrtare. Shaqiri, i njohur si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) gjatë konfliktit të vitit 2001 në zonën e Shkupit dhe Kumanovës kërkohet nga autoritetet serbe, pas një akuze të bërë ndaj tij si një nga organizatorët e sulmit të postbllokut kufitar serb në Dobrosin në kufirin midis Kosovës dhe Luginës. Siç transmeton INA, Xhezair Shaqiri, i cili mban edhe postin e kryetarit të Partisë Demokratike Kombëtare në Maqedoni thotë se fletëarresti është pjesë e skenarëve kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, që nuk janë pjesë e pushteteve dhe subjekteve kriminalo – politike. Ai thekson se për këtë ka alarmuar institucione ndërkombëtare. Sa i përket shpifjes për sulmin në Dobrosin, Shaqiri konfirmon se ka qenë jashtë shtetit dhe ka pasur edhe një kontratë qëndrimi dhe pune./Titulli.com/
Halimi dhe Beqiri në shënimin e 12 vjetorit të OSBE-së në Serbi
Në Preshevë lidhje kurorash më 12.12.’12
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration