Fillon shpërndarja e donacioneve për bujqit dhe blegtorët përfitues
Lokale

Fillon shpërndarja e donacioneve për bujqit dhe blegtorët përfitues

14.Mar.2014 15:31
0
Arifi-help-6Komuna e Bujanocit ka nisur sot me shpërndarjen e mjeteve të siguruara në bashkëpunim me organizatën gjermane “ Help “ dhe  “ Karitasin “ e Luksemburgut për  31 përfitues të donacioneve në lëmi të ndryshme. Mediat patën rastin që për së afërmi të ndjekin nisjen e realizimit të donacionit në fjalë në fshatrat Tërnoc dhe Bilaç e që kishin të bënin me lëminë e bujqësisë e blegtorisë. Pajisjet e dhuruara ofronin lehtësimin e veprimtarisë por njëkohësisht shërbenin edhe si mundësi për rritjen e kapaciteteve dhe shtimin e vendeve të reja të punës. Me këtë rast u pa qartazi se kur ka vullnet për punë, nuk mungon as përkrahja e administratës komunale, e cila që në fillim ishte e orientuar në zhvillimin ekonomik.Arifi-help-7 Në anën tjetër përfituesit ishin mirënjohës për ndihmat e ofruara duke siguruar se shërbimi me ato ka një domethënie të madhe. Sukseset që po korrin në radhë të parë bizneset familjare, të cilat nga fillimet e vogla me kultivimin e bagëtive, pretendojnë të arrijnë edhe suksese më të larta në këtë drejtim. Arifi-help-1Skender Adili nga lagja e Kolonisë në Tërnoc, pronarë i 40 copë të dhive, falënderoi organizatën  “Help” dhe “Karitas” sikurse edhe komunën e Bujanocit pjesëmarrëse në këtë projekt. Adili, një blegtorë me përvojë ka fituar një makineri për mjeljen e dhive si dhe kova ujë për ujë, speciale për këto bagëti të imëta, raporton Titulli. Të pashmangshëm në këtë akt të pranim-dorëzimit të mjeteve ishin edhe drejtuesit e komunës dhe vëzhguesit e implementimit të projektit. Sali Salihu, koordinator i projektit tha se me këtë sot se vetëm ka filluar shpërndarja e donacioneve nga të cilat kanë përfituar aplikuesit. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka përshëndetur këtë nismë ku në bashkëpunim me dy organizatat ndërkombëtare kanë arritur të sigurojnë makina  të ndryshme që do të ndihmojnë në punën  e tyre si bujqit, njashtu edhe blegtorët. Ai premtoi se projekte të ngjashme do të ketë edhe në të ardhmen.Arifi-help-2 Destinacion tjetër i shpërndarjes së mjeteve ishte fshati Bilaç i komunës së Bujanocit. Edhe aty një punë e nisur dalëngadalë po bëhej e madhe. I zoti i bagëtive Bekim Haziri kishte fjalë miradije për mjetet, të cilat mëse do t’i hyjnë në punë. Ai posedojnë 12 krerë lopë, ndërsa makinën që ka fituar e cila shërben për kositje, tha se do t’i lehtësojë shumë veprimtarinë e tij, duke i mundësuar që në të ardhmen të rrisë numrin e bagëtive. Krejtësisht në fund, Arifi ripërsëriti nevojat e asistencës për prodhuesit vendorë, duke bërë të qartë se ajo nuk do të mungoj edhe në të ardhmen dhe se administrata të cilën ai e udhëheq këtë përkushtim e ka si prioritar./Titulli.com/
Mediat elektronike të Luginës shkelin heshtjen parazgjedhore
Komuna e Bujanocit nis konkretizimin e çështjeve nga vizita e 27 shkurtit në Tiranë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration