Fati i zi i Luginës!
Lokale

Fati i zi i Luginës!

14.Dec.2017 17:47
0
Provincat, zakonisht, priren të kenë fat të zi në zhvillimin e tyre politik, ekonomik e kulturor. Për më keq akoma, ato provinca të cilat në masë kontrollohen e administrohen nga shtete joame.

Kësisoj, në Ballkanin tonë heterogjen për nga popujt e kulturat, gjenë njeriu me dhjetëra shembuj, ku popullsi të caktuara nëpër shtete të caktuara, privohen nga të drejta elementare njerëzore.

Një fat të tillë, të zi, i ka rënë hise ta përjetojë edhe Lugina e Preshevës! Luginë, kjo, e cila përjeton me dekada represion e diskriminim sistematik shtetëror, prej shtetit serb, e keqqeverisje me programe zeronacionale prej politikanëve lokalë shqiptarë që e përfaqësojnë.

Duket, trend i njëjtë pretendohet të vazhdohet edhe më tutje, përderisa mungon një pjekuri intelektuale e popullsisë shqiptare në këtë anë, e një strategji kombëtare politike e spektrit politik shqiptar.

E, si të piqet intelektualisht popullsia shqiptare e kësaj ane, e cila në vazhdimësi privohet nga e drejta e arsimimit korrekt e normal? Pa një mbikqyrje profesionale të shkollave shqipe, pa tekste shkollore, pa politika të avansuara të arsimit!

E keqja më e madhe qëndron në faktin se kjo situatë u shkon për shtati të dyja palëve që kontribojnë në këtë aspekt: Serbisë, e cila ka interes e zell që shqiptarët e kësaj ane të çalojnë në këtë sferë, e politikanëve lokalë shqiptarë të cilët u druhen konkurencave të reja e zbehjes së pushteteve të tyre të ndërtuara për kaq vite. Padyshim se në këtë mes, nuk guxojmë të barazojmë fajin që ka Serbia në raport me shqiptarët e Luginës që i administron dhunshëm e gabueshëm, me fajin e politikanëve shqiptarë, që nuk dinë e nuk dëshirojnë që problemet jetike të shqiptarëve të gjejnë ndonjë zgjidhje.

Ata, ndoshta edhe pavetëdishëm e nga mos dija, e lakmia për përfitime aty këtu financiare, kanë bërë kompromise me Serbinë, në kurriz të të drejtadve të shqiptarëve të Luginës. Kanë bashkëpunuar, e vazhdojnë të bashkëpunojnë me shtetin serb, i cili vazhdon të ketë të njëjtat qëndrime në lidhje me shqiptarët në përgjithësi, e në veçanti me ata të Luginës.

Qëndrime këto, të njëjta me regjimet paraprake kriminale që ka pasur Serbia ndër vite. Po të mundoheshim, këtë fat të zi të Luginës, t’ia atribojmë një qenie të gjallë, siç jemi ne njerëzit p.sh, një karakter fiksional do t’na parafytyrohej; me këmbë të thyera, e duart e shtrira për lëmoshë. 

Nëse këtij personazhi duart ia ka mundësuar t’i shtrijë Serbia me diskriminimin sistematik, këmbët ia kanë thyer vetë politikanët shqiptarë, që kësisoj të stagnojë aty ku ka nisur politikbërja e shqiptarëve të kësaj ane!

Shkruar nga Drilon Hyseni-Bujanoc

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

Komuna e Bujanocit debat mbi buxhetin e sektorit joqeveritar dhe medias lokale
Aziri: Presheva ka nevojë për Kosovën e Shqipërinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration