Evropa në këmbë, kërkon Arbnor Fejzullahun!
Lokale

Evropa në këmbë, kërkon Arbnor Fejzullahun!

18.Jul.2015 22:31
0

Arbnor Fejzullahu prej kohësh ka qenë në “orbitën” e shumë skuadrave me emër në Evropë, por mbrojtësi i Partizanit ende nuk ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij, pavarësisht se Anderleht, Rijeka e disa skuadra të tjera janë interesuar për të.

Megjithatë, së fundmi ka dalë në skenë emri i një skuadre të Serisë A. Bëhet fjalë për Karpin, që sezonin e ardhshëm do të debutojë për herë të parë në Serinë A. Në listën e klubeve të interesuara nuk mungojnë as ato nga Bundenslinga dhe Super liga turke.

Siç shkruhet në faqen e gazetarit italian të “Sky”-t, që njëkohësisht është edhe agjent lojtarësh, Gianluca Di Marzio, i cili ndoqi nga afër derbin e dhjetorit të 2014-ës, emri i mbrojtësit nga Lugina e Preshevës është në listën e drejtuesve të skuadrës italiane, transmeton Titulli.com.

Di Marzio e ka vlerësuar pas asaj ndeshje mbrojtësin e Partizanit. Ai ka deklaruar se ky lojtar meriton të luajë në Serinë A.

22 vjeçari, që debutoi me Kombëtaren në miqësoren e qershorit me Francën, ka qenë një titullar për Partizanin gjatë sezonit të kaluar.

“Fejzullahu është një djalë dhe lojtar shumë i mirë e i talentuar. Kemi shumë kërkesa për atë, por me bindje ju them se ardhmja e tij do të jetë në një klub dinjitoz evropian. Nuk është momenti të japim emra tani. Në këtë rast do të shikohet interesi i Partizanit, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe teknik. Gjithsesi, edhe po iku, jemi të gatshëm për të plotësuar largimin e tij në mbrojtje, si dhe të Rrahmanit e Cuculit që kanë ikur më parë”, ka përfunduar presidenti i klubit Partizan, Gaz Demi. /Titulli.com/

"Dituria" në aksion: Uro festën, shkëmbe vizita, jep dhurata dhe fal dashuri
E diela me më pak pritje në Konçul (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration