Escobar: Marrëveshja Kosovë-Serbi historike për marrëdhënie miqësore mes tyre (video)
Rajoni dhe Politika

Escobar: Marrëveshja Kosovë-Serbi historike për marrëdhënie miqësore mes tyre (video)

14.Apr.2023 11:32
0

Zëvendës Ndihmës Sekretari e SHBA-ve për Çështjet Europiane Gabriel Escobar, ka dhënë një intervistë ekskluzive mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ku ka komentuar vizitën e tij në Shqipëri në prag të zgjedhjeve lokale. 

Gjatë intervistës zyrtari i lartë amerikan ka folur edhe për zhvillimet në rajon, ku përmendi marrëdhëniet Kosovë-Serbi, për të cilat tha se kanë arritur një marrëveshje historike që i paraprin normalizimi të marrëdhënieve mes dy palëve.

Ecobar u shpreh se Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në stabilitetin rajonal, ndaj sipas tij kjo është edhe një ndër arsyet e vizitës së tij këtu. 

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Është e vërtetë, po.

Grida Duma: A është vizita juaj e fundit e fokusuar në zgjedhjet vendore apo edhe në zhvillimet në rajon, siç janë bisedimet Kosovë-Serbi? Publiku shqiptar është disi i ndarë. Shqiptarët mendojnë se Shqipëria ka një rol për të luajtur dhe nuk po e luan plotësisht, ose pjesa tjetër mendon se kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me këtë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, do të filloj me pyetjen e parë. Vizita ime këtu nuk është absolutisht e lidhur me zgjedhjet lokale. Është pjesë e konsultimeve të rregullta që kemi me aleatët e ngushtë. Dhe Shqipëria është një aleate e ngushtë. Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim. Ajo marrëveshje, e cila u bë e mundur nga Bashkimi Europian, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u mbështet pothuajse në çdo aspekt nga vendet e rajonit. Negociatat u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e tyre. Por ajo u mbështet edhe nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe të tjerë në rajon. Dhe ne shohim një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në stabilitetin rajonal. Dhe kjo është e vërtetuar.

Të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Syla u zbuluan nga Drejtoria e Terrorizmit të Policisë së Kosovës
Ky është i dyshuari për vrasjen e nënës së tij në Pejë, dyshohet se i këputi kokën me thikë dhe ia piu gjakun
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration