Edhe një Magjistër i letërsisë shqipe në Preshevë
Në Universitetin e Tetovës, kandidati Shefat Ademi mbrojti tezën e Magjistraturës, "Roli i medieve të shkruara gjatë Rilindjes Kombëtare" para komisionit në përbërje Prof.dr. Salajdin Salihu Kryetar i Komisionit Prof.dr. Zejenepe Rexhepi Anëtare dhe Prof. dr. Fatmir Sulejmani- Mentor.
Pas këtij evenimenti, ai mori titullin, Magjistër i letërsisë shqipe.
Shefat Ademi u lind më 1993, në fshatin Corroticë Komuna e Preshevës, ku shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, kurse Gjimnazin " Skenderbeu" në Preshevë.
Më 2015, ka përfunduar studimet katër vjeçare, ku ka fituar titullin Profesor i diplomuar i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Merret me publicistikë, me studimin e gjuhës shqipe dhe shumë të tjera./Titulli.com/