Edhe Nishani i kërkon Vuçiqit më shumë të drejta për shqiptarët në Luginë
Lokale

Edhe Nishani i kërkon Vuçiqit më shumë të drejta për shqiptarët në Luginë

27.May.2015 22:40
0
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka pritur pasditen e së mërkurës në një takim kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim, Nishani e ka vlerësuar vizitën e Vuçiq si shumë të rëndësishme dhe si shprehje konkrete të vullnetit për vendosjen e urave të komunikimit mes dy vendeve.

Sipas një njoftimi për shtyp, presidenti shqiptar është ndalur gjatë bashkëbisedimit tek të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke kërkuar një kujdes dhe mbështetje më të madhe nga ana e qeverisë serbe.

Një tjetër pikë ku është ndalur kreu i shtetit ka qenë edhe njohja reciproke e diplomave mes dy vendeve, për të cilën Nishani ka sugjeruar që marrëveshja të nënshkruhet gjatë kësaj vizite të Vuçiq.

“Kjo do të jepte një mesazh më të drejtpërdrejtë të vullnetit për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe në respekt të premtimeve dhe angazhimeve që i japim njëri-tjetrit”, ka vlerësuar Nishani, transmetojn mediat shqiptare.

Sa i takon dialogut Prishtinë-Beograd, kreu i shtetit e ka vënë theksin tek rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, ndërsa ka shprehur interesin e Tiranës zyrtare për paqe në rajon, pas ngjarjeve të verifikuara në Kumanovë.

Nga ana e tij, kryeministri Vuçiq ka deklaruar se mbetet i angazhuar për të avancuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Ai ka theksuar se vizita e tij në Tiranë u realizua me bindjen e sinqertë për rëndësinë e përparimit të këtyre marrëdhënieve, të cilat i ka konsideruar “kyçe” për stabilitetin dhe paqen në rajon. /Titulli.com/

"Sfidat e reja për mediat e reja në nivelin lokal" (Foto & Video)
Mungesë e teksteve, Lugina kërkon ndihmën e Shqipërisë dhe Kosovës (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration