E rrallë,  këshilltarë shqiptarë e serb pro përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe (foto)
Lokale

E rrallë, këshilltarë shqiptarë e serb pro përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe (foto)

15.Jul.2014 16:56
0

Kuvendi Komunal i Komunës së Bujanocit gjatë seancës së sotme ka shënuar një kthesë të re të funksionimit, pasi një propozim që erdhi nga radhët e partisë opozitare shqiptare është miratuar nga shumica e këshilltarëve komunal.

Partia për Veprim Demokratik (PVD) kishte propozuar vendimin për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimeve shqipe në territorin e komunës së Bujanocit.

Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit deklaroi para këshilltarëve se përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip nëpër institucione të ndryshme komunale është në shkallë shumë të ulët.

“Në bazë të statutit të komunës përdorimi i gjuhëve  duhet të jetë konform rregullave të parapara me ligj, mirëpo përdorimi i gjuhës shqipe është në gjendje të mjerueshme. Gjithashtu është brengosëse ku disa drejtor shqiptarë të ndërmarrjeve publike raportet e tyre i sjellin vetëm në gjuhën serbe”,  tha mes tjerash Musliu, raporton Titulli.

Ragmi Mustafa, shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së në Bujanoc gjatë propozimit të tij tha se mund të konstatohet se organet komunale janë të obliguar të zbatojnë gjuhën dhe shkrimin shqip në të gjitha dokumente zyrtare dhe komunikimit  me palë.

Propozimi i sqaruar nga Ragmi Mustafa dhe aprovuar nga këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit ka për qëllim të rregullojë mënyrën e përdorimit të gjuhëve zyrtare në komunën e Bujanocit  nga ana e të gjitha institucioneve që funksionojnë në këtë komunë.

Emrullah Lutfiu, sekretarë i Kuvendit Komunal në Bujanoc tha se ky vendim apo udhëzim duhet t’i dërgohet organeve komunale që të merren masat disiplinore ndaj atyre që nuk respektojnë përdorimin e dygjuhësisë.

Vendimi për përdorimin e gjuhëve dhe shkrimit i miratuar nga këshilltarët komunal shqiptarë dhe serb, sipas Mustafës është përpiluar duke respektuar statutin e komunës, Kushtetutën e Serbisë dhe konventat ndërkombëtare që rregullojnë këtë çështje.

Në territorin e komunës së Bujanocit gjuhë zyrtare janë gjuha serbe dhe ajo shqipe, ndërsa sipas vlerësimeve të shumë akterëve politik dhe institucional lokal përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip mbetet akoma një sfidë për pakicën shqiptare që jetojnë në Serbi./Titulli.com/

Në Preshevë kolona, në Prohor Pçinjski policia merr mito nga 5 euro?
Oborri Shtëpisë së Kulturës në Preshevë me pamje të re (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration