Drejtoria e Policisë në Vrajë hesht për incidentin e policit në Preshevë
Publikimi i lajmit në portalin informativ të pavarur Titulli.com " Polici në Preshevë kërcënon me vrasje diasporën shqiptare" ka nxitur reagimin dhe hetimet edhe të mediave qendrore kombëtare në Beograd.Gazeta më e lexuar në Serbi “Blic’ ka publikuar lajmin e përkthyer nga Titulli.com dhe në të njëjtën kohë ka vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.
Gazeta “Blic” ka publikuar edhe në portalin e vet lajmin dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar sqarime shtesë nga shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për këtë rast.
“Në përpjekje për tu informuar më hollësisht lidhur me incidentin, zyra e “Blic” zyrtarisht i është drejtuar drejtorisë së Policisë në Vrajë mirëpo shërbimi informativ i këtij organi shtetëror nuk e kanë parë të nevojshme të përgjigjen”, ka shkruar sot gazeta blic.
Më 31 korrik Titulli.com ka publikuar lajmin se në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës ka ndodhur një përleshje e egër mes një polici që nuk ishte në detyrë dhe 2 banorëve nga i njëjti vendbanim duke rezultuar edhe më kërcënim për vrasje./Titulli.com/