Dita botërore e fëmijëve shënohet në Buajnoc
Dita ndërkombëtare e fëmijëve u shënua në sheshin e qytetit në Bujanoc me fëmijët nga mosha gjashtë deri në moshën shtatë vjeçare dhe në mënyrë aktive ishin të angazhuar parashkollorët e çerdhës "Gëzimi Ynë" të cilët prezantuan me vallëzime të ndryshme.Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ishte i pranishëm në këtë solemnitet dhe uroj të gjithë fëmijët për këtë ditë.
“Është kënaqësi që komuna të marrë pjesë në organizimin e aktiviteteve të tilla, është hera e dytë që ne bashkërisht me organizatat joqeveritare që merren me aktivitete të tilla të organizojmë manifestimin e kësaj dite” u shpreh Shaip Kamberi, shkruan Titulli.com.
Bukurije Limani, përfaqësuese e organizatës “Beyond” në Bujanoc” e cila ka organizuar këtë solemnitet tha se kjo ditë është e veçantë për fëmijët dhe se ndjehet shumë e lumtur kur i sheh fëmijët e buzëqeshur si dhe falënderoj komunën e Bujanocit për përkrahjen e këtij projekti.
“Shfrytëzoj rastin që të gjithë fëmijëve një qershorin ditën e tyre, njëherit e falënderoj edhe çerdhën e fëmijëve Gëzimi Ynë për bashkëpunim, falënderojmë edhe komunën e Bujanocit për përkrahjen e dhënë”, u shpreh Bukurije.
Dita ndërkombëtare e fëmijëve për herë të parë u shënua në vitin 1925 në Gjenevë me konferencën botërore për mirëqenien e fëmijëve kurse tek ne kjo ditë ka filluar të shënohet viteve të fundit./Titulli.com/