Diskutim: Liqeni i Bujanocit të bëhet prioritet i zhvillimit
Deputeti popullorë në parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani gjatë një ligjerate të mbajtur në shtypin e kulturës në Bujanoc ka folur për mbrojtjen dhe zhvillimin e pjesës ku gjendet liqeni i Bujanocit, hapësirë kjo me rëndësi ekologjike dhe turistike.Ai shprehu shqetësimin për nivelin e papastërtisë duke thënë se përgjegjësia i takon edhe vet qytetarëve të cilët qarkullojnë në atë zonë, shkruan Titulli.com.
“Duhet të bëhet një plan projekt dhe të konkurrohet në instanca më të larta ekologjike për mbrojtjen dhe zhvillimin e kësaj zone”, theksoi Hasani.
Në ligjëratë u diskutua edhe gjendja e shkatërruar pothuajse e pendës së liqenit për të cilën ka nevojë për ndërhyrje sa më të shpejtë.
Diskutimet për zonën e liqenit ishte pjesë e aktivitetit të shoqatës qytetare “Serbia në Lëvizje” në Bujanoc./Titulli.com/