Diplomat dhe tekstet shkollore jetike për shqiptarët e Luginës
Lokale

Diplomat dhe tekstet shkollore jetike për shqiptarët e Luginës

17.Dec.2015 12:29
0
Në seancën e sotme në Parlament deputeti Riza Halimi ka ripërsëritur kërkesën për zgjidhjen e problemit të diplomave të shkollimit të lartë nga Kosova.

„Para më tepër se dy muaj kam shtruar pyetjen rreth nostrifikimit të Diplomave nga Kosova dhe për çështjen e teksteve shkollore që po mbahen në terminalin doganorë në Preshevë“ ka thënë Halimi, transmeton Titulli.com.

Me këtë rast ai ka potencuar se ky është një problem shumë serioz që nuk po merr qasjen e merituar. Ai ka thënë se që nga arritja e Marrëveshjes në Bruksel, Serbia po bishtnon realizimin e marrëveshjes qoftë duke anuluar atë në Gjykatën kushtetuese, qoftë me forma tjera që po e prolongojnë zgjidhjen.

Ai ka shtuar se deri sa serbët në Kosovë, nëse nuk i kanë diplomat e Universitetit të Mitrovicës së Veriut të nostrifikuara, mund të kenë probleme në punësim në institucionet e Republikës së Kosovës, por jo edhe nëpër institucionet lokale, shqiptarët e Luginës së Preshevës ballafaqohen me këtë problem jo vetëm në nivelin shtetërorë, por, edhe në atë lokal, bile edhe gjatë punësimit në sistemin arsimorë.

Halimi me këtë rast ka kërkuar qasje serioze nga qeveria për ta trajtuar në mënyrë të mirëfilltë për ta zgjidhur këtë çështje jetike në interes të të rinjve tanë.

„Edhe më tej mungojnë më tepër se gjysma e teksteve shkollore për shkollat fillore, ndërsa për shkollat e mesme nuk ekziston asnjë“ ka thënë Halimi.

Në vitin e fundit janë ndërprerë gjitha aktivitetet për të siguruar tekstet shkollore dhe kjo çështje kërkon trajtim të mirëfilltë.

Shtrohet pyetja se pse nuk aplikohet metoda e praktikës së mirë e viteve të mëhershme, kur ministria me një vendim të veçantë, për çdo vit shkollorë, kishte lejuar përdorimin e teksteve nga Kosova./Titulli.com/

 

PVD: Ragmiu po shqetësohet për Trupin Koordinues
Trupit Koordinues shënon 15 vjetorin, Halimi, Kamberi e Musliu bojotuan mbledhjen
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration