Diktim si në kohërat e hershme në shkollën fillore në Bujanoc?
Lokale

Diktim si në kohërat e hershme në shkollën fillore në Bujanoc?

17.Oct.2017 11:04
0
Në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc vijojnë mësimin 147 nxënës me 12 mësimdhënës në ciklin e ulët ndërsa problematikë serioze mbetet mungesa e teksteve shkollore shqipe sikur në shkollat tjera.

Drejtori i këtij institucioni shkollorë, Vesel Sejdiu tha për Titulli.com se problem ende i pa zgjidhur ngelet mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe.

“Mësimdhënësit detyrohen të diktojnë si në kohërat e hershme për lëndët e tyre mësimore e që në këtë rast po dëmtohen edhe nxënësit”, theksoi Sejdiu.

Ai u shpreh se tekstet shkollore të cilat mungojnë për klasat e para dhe të dyta mungon janë Kultura Muzikore, libri i Artit Figurativ dhe libri i Edukatës Fizike.

Sa i përket vështirësive që hasin në mungesë të teksteve, Musa Gjymshiti mësimdhënës i lëndës së muzikës për ciklin e lartë të kësaj  shkolle thotë se “mungesa e teksteve adekuate  e vështirëson shumë edhe punën dhe dëmtohen shumë edhe nxënësit sepse mungon edhe bashkëveprimi me nxënës në mungesë të teksteve.

“Planprogrami nuk përshtatet aspak me tekstet që punojmë ne jemi të detyruar të punojmë me huazime të teksteve në mënyrë që mësimi të jetë sa më efikas”, deklaroi Gjymshiti për Titulli.com.

Gjymshiti thotë se muzika nuk është edhe aq e thjeshtë që mësohet pa tekste e pa nota andaj ai nxënësit i mëson përmes dy metodave asaj të imitimit dhe sipas tekstit nota./Titulli.com/

Planifikohet rritja e shujtave nga Kryqi i Kuq për 600 persona në Preshevë
Privatizimi i Bajës së Buanocit i rëndësishëm për qeverisjen lokale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration