Dheu i Bardhë: Pritje të gjata, kolonat deri në 2 km
Në vendkalimin administrativ tek dheu i bardhë ditëve të fundit janë shtuar kolonat, ndërsa qarkullimi është vështirësuar dukshëm dhe pritjet janë më të gjata.
Qytetarët kanë dërguar fotografi Portalit Informativ Titulli ku kanë treguar se kolonat kanë arritur deri në 2 km rreth orës 18 të ditës së sotme.
Ata kanë shpjeguar se pritjet janë të gjata deri në 3 orë dhe kjo gjendje po krijohet përshkak të fluksit të madh të mërgimtarëve.
Gjithashtu sipas qytetarëve hyrjet në Kosovë nga Bujanoci përmes pikëkalimit Dheu i Bardhë janë vështirësuar edhe për shkak të proceduarave të tepruara administrative që po duhet ndjekur udhëtarët./Titulli.com/