Deklaratë e përbashkët Kosovë-Shqipëri:  Serbia “të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”
Lokale

Deklaratë e përbashkët Kosovë-Shqipëri: Serbia “të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”

22.Nov.2020 19:39
0

Kryediplomatët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë kërkuar nga Serbia që të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve që jetojnë tri komunat në jug të Serbisë, përkatësisht në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – apo siç njihen ndryshe edhe si Lugina e Preshevës.

Përmes një deklarate të përbashkët, ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, thanë se ky veprim që sipas tyre, Serbia po e bën qëllimshëm, ka për synim krijimin “jo vetëm një pasqyrë krejtësisht të pasaktë të përbërjes demografike të atyre hapësirave dhe të numrit të shqiptarëve në Serbi, por është duke shkelur rrënjësisht të drejtat e liritë themelore të tyre, përfshirë të drejtën e votës”.

Sipas kryediplomatëve të Kosovës dhe Serbisë, kjo praktikë e Serbisë, përbën një formë të re të "shtypjes ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.".

“Prandaj, ndërsa ne e dënojmë fuqimisht këtë praktikë institucionale, u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë ta ndërpresin menjëherë punën sistematike për pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Kjo praktikë shtetërore nuk dëmton vetëm të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por është edhe një shpërfillje e plotë të standardeve demokratike në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shefave të diplomacisë të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj-Stublla dhe Cakaj i kanë bërë thirrje Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve të Këshillit të Evropës dhe Komisionerit të lartë të OSBE për Minoritetet Kombëtare që ta përcjellin këtë situatë dhe sipas tyre, të veprojnë të të parandaluar këtë proces “me pasoja afatgjata ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi”.

Në Serbi nuk ka numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011.

Shqiprim Arifi kthehet në shtëpi pas trajtimit në spitalin e Nishit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration