Çka tha Vuçiq për korrigjimin e kufijve në samitin BE- Ballkani Perëndimor?
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha mbrëmë për RTS se në samitin e mbajtur online pwrmes video-linqeve “Be- Ballkani Perëndimorë” mes tjerash i është ofruar përkrahje Miroslav Lajçak të emëruarit të posaçëm për dialogun Beograd-Prishtinë, transmeton Titulli.com.
Ai theksoi se më shumë duhet të flitet për zgjerimin e BE-së e më pak për perspektivën evropiane
“Ishte një mbështetje e fortë e Lajçakut, unë përsërita se e respektojmë dhe bëjmë përpjekje për vazhdimin e dialogut dhe gjetjen e një zgjidhje kompromisi por për neve është e vështirë kur dëgjojmë Prishtinën se ka kuptim vetëm kur Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq.
Sipas tij në dialog futen palët për diskutime dhe nuk mundë të dihet paraprakisht përmbajtja, transmeton Titulli.com.
Vuçiq u shpreh se kancelarja Angela Merkel gjatë bisedës shumicën e kohës ka folur për raportet Beograd-Prishtinë.
Lidhur me konstatimin e Josef Borrel që përkrah çdo marrëveshje dhe se nuk do të përzihet e kundërshtojë as korrigjimin e kufijve, presidenti Vuçiq tha se “nuk kam ide” se cila do të jetë marrëveshja.
“Ata thonë se duan njohjen nga Serbia, unë nuk mundë të them se pranojmë pavarësinë e Kosovës. Nëse ka dikush që mundet le të thotë, le ta marrë dhe se më pak se 1 vit janë zgjedhjet presidenciale./Titulli.com/