Lokale
“Çezma e Hysendrisëve”, rikthen shkëlqimin e para 100 viteve (foto & video)
Uji i freskët dhe i shërueshëm ka filluar të rrjedhë në “Cezmën e Hysendrisëve” falë angazhimit të anëtarëve të kësaj familje nga Tërnoci
Anëtarët e familjes së Hysendrisëve sot kanë lëshuar në punë çezmën e cila për mbi 100 vite me radhë shuan etjen e shumë kalimtarëve, ndërsa ndihmoi shumë qytetarë në shërimin e sëmundjeve të ndryshme.
Dy udhëheqësit e punimeve Xhevat Hyseni dhe Irfan Hyseni së bashku edhe me pjesëtarët e tjerë të familjes u angazhuan për rreth një javë, që sot me një ceremoni familjare të lëshojnë në funksion këtë çezme.
Nderin e prerjes së shiritit e pati plaku 82 vjeçar, Muharrem Hyseni, i cili si i vogël kishte shuar etjen në këtë burim.
“Çezma e Hysendrisëve” gjendet në mes të dy fshatrave shqiptare të komunës së Bujanocit, atë të Tërnocit dhe Breznicës, në rrugën e sapo asfaltuar, raporton Titulli.
Pikërisht punimet e zhvilluara për zgjerimin e rrugës së Breznicës kishin dëmtuar çezmën e njohur, andaj anëtarët e kësaj familje me vetëfinancim kanë rindërtuar atë.
Sipas analizave të kryera, uji jo vetëm që plotëson standardet për pije, mirëpo ai është i njohur në popull edhe për shërimin e sëmundjeve, sidomos për largimin e gurëve nga veshkat.
Uji në “Çezmën e Hysendrisëve” bie me rënie të lirë nga shkëmbi në maje të kodrës. Andaj familjarët urojnë që ky burim të vazhdojnë të rrjedhë për shumë gjenerata./Titulli.com/
http://youtu.be/bBb1KZSH1pA
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!