Lokale
Bujanoci, pjesë e panairit të Shkupit
Komuna e Bujanocit do të marrë pjesë në Panairin që do të mbahet në Çarshin e Vjetër të Shkupit- sheshi Skenderbe.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) më 8 dhe 9 nëntor do të hapë Panairin “Promovimi i Prodhimeve Vendore”, pjesë e së cilës do të jetë edhe komuna e Bujanocit, raporton Titulli.
Siç ka njoftuar zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal në Bujanoc, bizneset nga Bujanoci të interesuara për pjesëmarrje në këtë panair duhet të paraqiten tek përfaqësuesit e kësaj zyre, në ndërtesën e administratës komunale.
Sipas OEMVP, aktivitetet që do të mbahen në kuadër të panairit dhe mjetet e grumbulluara, do të destinohen për qëllime humanitare.
Gjithashtu ky aktivitet do të pasurohet me pikë kulturore-artistike.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe komuna e Bujanocit, më 8 prill të këtij viti kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!