Ceremonia e dekorimit të Presidentit Bill Klinton në Tiranë (video)
Rajoni dhe Politika

Ceremonia e dekorimit të Presidentit Bill Klinton në Tiranë (video)

04.Jul.2023 06:54
0

Nën masa të rrepta sigurie qindra njerëz ishin grumbulluar në sheshin përpara Kryeministrisë për të ndjekur një ngjarje që vlerëson dhe nderon presidentin e 42 amerikan, i cili njihet dhe për rolin e tij vendimtar në çlirimin e Kosovës. 

Të pranishëm në këtë ceremoni solemne ishin të pranishëm dhe zyrtarë të lartë, ministra, përfaqësues të trupi diplomatik, gazetarë.

Bie në sy prania e kandidatit dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga disa deputetë të opozitës që e mbështesin.

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndonëse i ftuar në këtë ceremoni, nuk mundi të ishte pranishëm për arsye shëndetësore, për të cilat nuk pati detaje të mëtejshme nga Presidenca.

Një personazh që tërhoqi vëmendjen duke u pozicionuar në sheshin përpara Kryeministrisë ishte dhe Alex Soros, djali i filantropistit George Soros, i cili tashmë ka marrë dhe drejtimin e fondacionit “Shoqëri e Hapur”. 

Policia e Shtetit ka qenë në gatishmëri të plotë për mbarëvajtjen e kësaj vizite, duke bllokuar dhe disa akse kryesore rrugore në kryeqytet.

Pakicat kombëtare në Serbi dhe integrimi e tyre në shoqëri i bllokuar?
Argjend Sherifi largohet nga APN, kërkon dorëheqjen e Shqiprim Arifit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration