Cakaj: Serbia po kryen spastrim etnik "të maskuar" të shqiptarëve në Luginë
Lokale

Cakaj: Serbia po kryen spastrim etnik "të maskuar" të shqiptarëve në Luginë

23.Nov.2020 21:04
0

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj akuzon se Serbia po kryen një tjetër spastrim etnik të shqiptarëve, duke theksuar se këtë herë ky veprim po fshihet me veprime burokratike. Z. Cakaj gjatë intervistës për Euronews Albania tha se në një kohë kur Serbia do të mbajë vitin e ardhshëm të censusit kombëtar, ka nisur “zhdukja e adresave të shqiptarëve”.

“Është një proces i maskuar mirë. Ka vazhduar prej vitit 2011. Në emër të verifikimit të adresave nëse shqiptarët nuk rezultojnë në vendin banimin e deklaruar ata regjistrohen si të larguar. Në këtë moment pasivizohet adresa dhe si  rrjedhojë i hiqet e drejta e votës”, tha ministri.

Z. Cakaj solli shembullin e Medvegjës ku tha se, në vitin 2015 shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë nuk u lejuan që të votonin pasi i mbyllën kufirin.

Me këto ritme ai tha se, rrezikohet që shqiptarët të arrijnë në më pak se 15% të popullsisë së Medvegjës dhe kështu gjuha shqipe nuk do të jetë më gjuhë zyrtare.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë tha se këto veprime të Serbisë janë një “spastrim etnik i maskuar me burokraci” të shtetit serb dhe “përpjekje shtetërore e mirë menduar për uljen e ndikimit politik të shqiptarëve”.

Z. Cakaj tha se për këtë problem “duhet alarmuar faktori ndërkombëtar dhe duhet të reagojë Këshilli i Evropës si dhe kjo çështje duhet të vrasë dhe syrin e komisionit Evropian”.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë foli për herë të parë për një takim të anuluar me homologun e tij serb për shkak se shteti i Serbisë refuzon të japë lejen për hapjen e konsullatës shqiptare në Medvegjë.

Ndryshe nga qëndrimet e kryeministrit, Edi Rama deri tani, Cakaj foli për një Serbi konfliktuale në Ballkanin Perëndimor dhe e cilësi si problemin kryesor të bashkëpunimit rajonal dhe theksoi se nuk ka treguar vullnet as në bashkëpunimin dypalësh me Shqipërinë.

“Komunikimi im me qeverinë dhe zyrtarë të qeveris së Serbisë është tepër i kufizuar për të mos hënë inekzisten. Unë asnjëherë nuk kam pasur takim dypalësh me ndonjë ministër të Jashtëm të Serbisë. Ka qenë një takim i planifikuar  por për shkak të rrethanave u anulua dhe e kam anuluar unë. Thelbi i bisedimeve të atij takimi ishte hapja e konsullatës së përgjithshme në Bujanovcë, për të cilën ende Serbia nuk po përgjigjet pozitivisht dhe kjo tregon diçka edhe për vullnetin e saj sa i përket bashkimit rajonal dhe marrëdhënieve dypalëshe”, deklaroi z. Cakaj.

 

Komuna e Bujanocit me njoftim zyrtar për masat e reja ndaj Covid-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration