Buxheti komunal i Bujanocit i shpenzuar sipas planit, opozita euforike
Në seancën e pestë të kuvendin Komunal të Bujanocit është diskutuar edhe mbi realizimin e të hyrave dhe shpenzimeve të komunës deri në qershor të këtij viti, temë që shkaktoi polemika mes opozitës dhe pozitës qeverisëse lokale.Hajredin Hyda këshilltar nga radhët e Partisë Demokratike shprehi eufori dhe paknaqësi në shfrytëzimin e buxhetit komunal dhe ndarjes së tij si dhe ndaj punëtorëve të administratës komunale të cilët sipas tij nuk e respektojnë si duhet orarin e punës.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi rreth realizimit të projekteve dhe buxhetit theksoi se realizimi i buxhetit është bërë ashtu siç është paraparë dhe se projektet po realizohen në kohë.
“Problemi qëndron tek punëtorët e ish ndërmarrjes “Direkcioni” të cilët janë larguar nga puna dhe kemi marrë obligim që ti paguajmë ata e të mos i largojnë nga puna sikurse pushteti i kaluar dhe kjo është ajo që e ka dëmtuar buxhetin e komunës”, u shpreh Kamberi.
Lidhur me gjendjen e ish ndërmarrjes publike “Direkcioni”, Farush Islami bartës i procesit të likuidimit të kësaj ndërmarrje deklaroi para këshilltarëve se janë shkaktar telashe të mëdha në të kaluarën me shpenzimin e buxhetit.
“Ish ndërmarrja Direkcioni që nga viti i ri e këndej ende qëndron në bllokadë dhe se borxhi i përgjithshëm shkon deri më tani deri në 48 milion dinarë si dhe është e obliguar si ndërmarrje të paguaj edhe avokatin Ivica Korsic i cili ka pasur lëndët e punëtorëve të përjashtuar”, tha Islami.
Punimet e seancës së kuvendit komunal i lëshoi grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike ndërsa në mungesë të Junuz Musliut është udhëhequr nga Basri Veseli,zëvendës kryetar i kuvendit./Titulli.com/