Brnabiq: Pasaporta e Kosovës për shqiptarët e Luginës kundër kushtetues
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq gjatë takimit me këshillat e pakicave ka thënë se nuk është folur për deklaratat se shqiptarët e jugut të Serbisë mundë të përfitojnë pasaportën dhe shtetësinë e Kosovës, transmeton Titulli.com.Ajo theksoi se kjo është në kundërshtim me kushtetutën e Serbisë.
“Nuk kemi biseduar për atë dhe se nuk është temë e diskutimeve. Tema janë mekanizmat institucional në përputhje më kushtetutën dhe ligjet e Serbisë”, u shpreh Brnabiq për tanjug./Titulli.com/