Bujanoci sa i bukur aq edhe i ëmbël!
Lokale

Bujanoci sa i bukur aq edhe i ëmbël!

30.Jul.2014 01:43
0
Bujanoci është qytet që ofron për secilin gjithçka nga pak, qoftë qytetarët e saj apo vizitorët e rastit . Qyteti si qendër gravituese e komunës dhe qendër administrative e fshatrave për rreth përbën një mozaik ku frekuentohet nga njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme qoftë profesorë, nxënës, student, sportist, artistë, zejtar e tregtar.

Shkruan: Fadil Isufi;

 

Infrastruktura e qytetit gjithnjë është në zhvillim, në përputhje me ecurit e kohës. Sot kemi kafiteri, shitore, shkolla, fakultete, objekte sportive, tregtare dhe hotilerike ku banoret e saj kryejnë aktivitetet e përditshme rutinore por edhe dëfryese.

Pikë takimi për të gjithë banorët e komunës sidomos gjatë muajve të verës pa dyshim se është qendra e qytetit e cila gjatë shëtitjeve të mbrëmjes krijon një atmosferë mahnitëse dhe magjike për vizitorët e saj.  Kafiterit e shumta dhe sheshi i gjerë janë të pushtuar nga shëtitës të grupmoshave të ndryshme të cilët relaksohen duke diskutuar tema të ndryshme politike, kulturore, sportive, e zbavitëse.

Në shesh takohen shokët, shoqet por edhe të moshuarit me nipat dhe mbesat e tyre. Në kafiterit, shërbimet, eksterieri dhe muzika janë moderne, gjë që të bënë të kuptosh se qyteti frymon me trendët botërore.

Krahas kësaj qytetarët tanë tregojnë shije të veçantë edhe në veshmbathje ku rrobat e shumicës së frekuentuesve janë të markave botërore e në veçanti gjinisë femërore, ku qendrës i japin një kolorit të veçantë  e që së bashku me muzikën që vjen nga kafiterit përreth, aromën e ëmbëlsirave, marketingut ndriçues të shitoreve dhe gjelbërimin të ngjallin imazhet e qytetit Las Vegas në SHBA.

Sheshi i qytetit zbukurohet edhe më shumë me ardhjen e bashkatdhetarëve tanë nga bota e jashtme të cilët shpesh me veti sjellin edhe kulturat e vendeve ku jetojnë e me këtë edhe dinamika e shëtitjeve nga vizitorët të jep gjallëri dhe të krijon emocione mbresëlënëse.

Kur jemi te bashkatdhetarët, me ardhjen e tyre fillon edhe sezoni i dasmave të cilat viteve të fundit kanë ndryshuar shumë nga ato tradicionale si pasoj e revolucionit social, ekonomik dhe teknologjik të cilat kanë ndikuar edhe në stilit e të jetuarit të banorëve të komunës sonë. Veturat luksoze, sallat moderne enkas për dasma, kreacionet e fundit të modës për femra dhe meshkuj, përdorimi i kamerave HD dhe selfiet nga dasmat krijojnë një ambient që tregon se qytetaret tanë kanë shije për teknologji, vetura dhe modë që do t’ia kenë zili edhe aktoret dhe aktorët Holivudian.

Me dasma qytetaret tanë i japin edhe një fuqi të madhe ekonomike pronarëve të shumtë zejtarë, tregtarë, hotilerik dhe formave tjera të veprimtarive shërbyese. Andaj nëse dikujt i mbetet merak Holivudi, nuk ka nevojë që të shkoj atje, por të qëndroj verës në Bujanoc dhe të shijoj atmosferën Holivudiane. Dasmoret, muzika, gumzhina e veturave dhe borive të rrëmbejnë ndjenjat dhe të bartin në botën imagjinare, që për disa çaste të kujtojnë se si nganjëherë jeta është shumë e bukur dhe e ëmbël.

Kur  një qytet e krahason me Las Vegasin dhe Holivudin, atëherë duhet të përmendim edhe mëkatet dhe skandalet e tij. Edhe në Bujanoc kemi mëkate dhe skandale të shumta si politike, kulturore, sportive por edhe të jetës bashkëshortore të cilat e shokojnë qytetarin e rëndom. Kështu për ata që kanë libido të tepruar ekzistojnë edhe vende ku mund të kaloni çaste të këndshme. Mjafton pak interesim nga ana e juaj dhe do t’i gjeni edhe këto vende. 

Disa për relaksim preferojnë shëtitjet në natyrë me shokët, shoqet apo anëtarët e familjes. Liqeni i Bujanocit mbetet vendi më  preferuar për shëtitje i banorëve të saj, me mundësi investimi më të madh në të ardhmen. Me një fjalë turizmi mbetet si degë e ekonomisë me potencial të madh fitimprurës duke pasur parasysh edhe pozitën e qytetit që ndodhet si urë lidhëse në mes Evropës dhe Azisë dhe klimën mediterane.

Pasuri e madhe e Bujanocit janë qytetarët e saj. Si çdo njeri në botë edhe ata kanë dëshirat e tyre, pasionet, ëndrrat dhe idealët. Një pjesë e tyre i ndjekin dhe i kanë realizuar ashtu si kanë ditur dhe mundur.

Qyteti frymon me ritëm të ndryshëm gjatë gjithë vitit e që faktor kryesorë janë katër stinët e vitit që secila ka bukurinë vet ku prodhojnë lajme të mira, të këqija dhe sensacionale duke përfshirë individ të  ndryshëm që shndërrohen në hero, viktimë apo protagonist të një ngjarje që gjithkush e interpreton sipas parapëlqimeve personale.

Kur dikush të pyet se si jetohet në Bujanoc? Përgjigja është shumë e thjesht. Jetohet si në çdo metropol botëror. Bujanoci është gërshetim i oksidentit dhe orientit që të ofron mundësi të shumta. Varet se çka dëshiron nga jeta dhe ku rreshtohesh. Ata që thonë se jam lodhur nga Bujanoci, në të vërtet janë të lodhur nga jeta.

Manifestim fetar në qendër të Bujanocit
Lamtumirë mediume pushtetare!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration