Bujanoci dhe Presheva me rrogë mesatare të ulët në rrethin e Pçinjës
Instituti Republikan për Statistika ka njoftuar se paga më e lartë mesatare për muajin Shtator në rrethin Pçinjës është regjistruar për të punuësuarit në Surdulicë me 38.464 dinarë.“Rrogë më të ulët jo vetëm në rrethin e Pçinjës por në gjithë Serbinë kanë pasur të punësuarit në Tërgovishtë me 25.902 dinarë, shkruan “vranjske”, transmeton Titulli.com.
Sipas këtyre të dhënave Vraja është me rrogë mesatare prej 38.463 dinarë , Bujanoci me 35.683, Bosilegradi me 35.061, Presheva me 34.117 dhe Vladiçin Hani me 32.377 dinarë në muaj.
Rroga mesatare në Serbië për muajin shtator është 48.212 dinarë ndërsa paga më e lartë është shënuar në komunën Surçin prej 85.972 dinarë, thuhet në njoftimin e Institutit Republikan për Statistika./Titulli.com/