Bujanoci dhe Presheva me natalitet të lartë në Serbi
Vjet në Serbi kanë vdekur rreth 39 mijë veta më shumë se sa që kanë lindur, transmeton Koha.net.Sivjet më së shumti lindje ka pasur në Novi Pazar e më së paku në komunën e Rekovacit.
Nga 169 komuna në Serbi, vetëm në 6 sosh është shënuar shtim pozitiv i popullatës: Bujanoc, Novi Sad, Sjenicë, Preshevë, Tuti dhe Novi Pazar, përcjell agjencia serbe e lajmeve tanjug.
Numri i banorëve në Serbi vjet ka qenë pak më shumë se 7 milionë.