Foto: OSCE
Lokale
Bujanoc: Ligjërata për luftimin e korrupsionit dhe prosperitetit ekonomik
Në objektin e Fakultetit Ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc janë mbajtur ligjërata për luftimin e korrupsionit dhe prosperitetit ekonomik.Në këto ligjërata morën pjesë student të këtij fakulteti, nxënës të shkollave të mesme, ata që kanë përfunduar seminaret për dhënien e provimit të jurisprudencës dhe përfaqësues zyrtar lokale.
Gjatë dy ditëve ligjërata janë fokusuar në temën se lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme për të krijuar një prosperitet të shoqërisë dhe të promovojë integritet në sektorin publik.
Ky aktivitet është organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi./Titulli.com/