Bllokohet Breznica (Foto)
Lokale

Bllokohet Breznica (Foto)

06.Feb.2015 17:08
0

Shiu i cili ra sot në rajonin e Luginës, përveç shembjes së malit në rrugën që lidhë Breznicën me Bujanocin, këtë vendbanim e ka shkëputur edhe me Kosovën si pasojë e prishjes së urës nga vërshimet.

Të reshurat e shumta të shiut që tashmë kanë ndaluar, kanë goditur rëndë banorët e fshatit Breznicë, të cilët në këto momente kanë mbet të izoluar, pasi nuk kanë mundësi qarkullimi në drejtim të Bujanocit e as Kosovës.

Ky fshat kufitar i Komunës së Bujanocit, pas bllokimit të rrugës që e lidhë me qendrën e Luginës nga shembja e malit, tani ka humbur edhe urën tek vendi i njohur si “Kaolini” që çon drejt Kosovës.

Në fotografitë e dërguara në redaksinë e Titullit nga banorët e këtij fshati të Malësisë së Bujanocit, shihet se ura është dëmtuar rëndë nga vërshimi i ujit, duke u bërë i padobishëm dhe i rrezikshëm nëse tentohet të përdoret për qarkullim. /Titulli.com/

************************************************************************************************************************************************

Shembet mali, bllokohet rruga Tërnoc-Breznicë (Foto)

Të reshurat e shumta të shiut kanë shembur një masivë shkëmborë të malit në rrugën që lidhë Bujanocin me Malësinë.

Qytetarët nga Tërnoci që sot rreth orës 16h kanë udhëtuar përmes këtij aksi rrugor janë detyruar që të kthehen prapa, pasi sipas tyre veturat nuk mund të kalojnë, rruga është bllokuar pothuajse në tërësi.

"Këto janë fotografit që i kam bërë para 5 minutave në rrugën Tërnoc-Breznicë. Nuk kam mund të kalojë dhe jam kthyer prapa. Kamioni dhe ekskavatori nga ndërmarrja “Komunalia” erdhën në vendin e ngjarjes dhe vetëm vendosën sinjalistikën dhe u kthyen prapa", tha me anonimitet vizitori i rregullt i portalit Titulli.com, i cili njëherit siguroi edhe fotografitë nga vendi i ngjarjes.

Vlen theksuar se rruga në fjalë assesi nuk po gjen rehati. Thuajse çdo reshje shiu shkakton shembje të masivëve shkëmbor në rrugë duke rrezikuar kalimtarët e rastit./Titulli.com/

Aziri: Nuk ka pas marrëveshje të Konçulit, Presheva po degradohet çdo ditë (video)
Presheva shënon 70 vjetorin e shkollës së parë shqipe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration