Banja Llukë: E ndërtuar para 430 vjetësh nga një shqiptar, rihapet xhamia “Arnaudija” (foto)
Rajoni dhe Politika

Banja Llukë: E ndërtuar para 430 vjetësh nga një shqiptar, rihapet xhamia “Arnaudija” (foto)

08.May.2024 08:01
0

Në vitin 1595, Hasan Defterdari, ministër i atëhershëm i Financave i Pashallëkut të Bosnjës, i cili ishte me origjinë shqiptare, kishte ndërtuar një xhami në Banja Llukë.

 

Për shkak të origjinës së ndërtuesit, banorët e Banja Llukës xhaminë e emëruan “Arnaudija”, shkruan Zeri.

Siç raportojnë mediat boshnjake, rindërtimi i Arnaudijës, është i fundit nga 16 xhamitë në Banja Llukë, të cilat ishin shkatërruara gjatë luftës e cila zgjati shtatë vjet.

Xhamia është hapur zyrtarisht më 7 maj, ditën e rrënimit të saj në vitin 1993, kur festohet edhe Dita e Xhamive.
Image

Xhamia "Arnaudija" është ndërtuar në stilin klasik osman dhe i përket llojit të xhamive nënkupolë me portik dhe minare guri 30 metra të lartë.

Image

Muret dhe minarja janë ndërtuar gjatë ndërtimit në shekullin e 16-të nga tufa guri i latuar siç duhet, ndërsa kupola dhe trompa janë bërë me tulla turke.

 

Në turbet gjenden dy sarkofagë të mbuluar prej druri ku prehen themeluesi i xhamisë Hasan-efendiu dhe gruaja e tij.

Image

Renovimi i kompleksit dhe pastrimi i themelit të Xhamisë Arnaudija filloi në qershor të vitit 2003 dhe gurthemeli për rindërtimin u vendos në vitin 2017. Financuesi më i madh i rindërtimit të Arnaudisë ishte Drejtoria e Vakufit e Republikës së Turqisë.

Kjo xhami është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Image

Arnaudija është një nga 614 xhamitë që u shkatërruan gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në 1995 dhe 307 xhami të tjera u dëmtuan.

Gjatë luftës 353 kisha katolike u shkatërruan ose u dëmtuan, dhe 125 kisha ortodokse u shkatërruan dhe po aq të tjera u dëmtuan. /Zëri

Image
Xhamia "Arnaudija" para shembjes, data e fotos nuk dihet
BE miraton Planin e Rritjes për Ballkanin prej gjashtë miliardë euro, dy pagesa vjetore
Kina dhe Serbia premtojnë thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration