Ballkani i Hapur: Rama takohet me Vuçiq dhe Kovaçevski në Veronë të Italisë
Rajoni dhe Politika

Ballkani i Hapur: Rama takohet me Vuçiq dhe Kovaçevski në Veronë të Italisë

02.Apr.2023 11:41
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet të dielen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, transmeton Radio Televizioni i Serbisë.

Ata do ta vizitojnë Panairin Ndërkombëtar të Verës “VinItaly 2023” në Verona dhe raportohet se më tepër se 200 verërat më të mira nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut do të prezantohen në “VinItaly”.

Fillimisht raportohet se ata do të takohen afër një liqeni jo shumë larg Veronës dhe do të prezantojnë rezultatet më të rëndësishme të nismës “Ballkani i Hapur”, si dhe planet që do t’ua lehtësojnë jetën qytetarëve dhe biznesmenëve të rajonit.

 

Gjithashtu, thuhet se tre liderët ballkanikë bashkë me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, nesër (3 prill) do të vizitojnë vendin ku do të ekspozohen verërat nga vendet anëtare të iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Ndryshe, në kuadër të Ballkanit të Hapur, në Beograd, në shtator të vitit të kaluar u mbajt Panairi i Verës, ku morën pjesë 22 kantina prodhuese shqiptare të verërave si dhe kantina nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Panairi i Verës në Beograd shërbeu jo vetëm për promovimin e kantinave, por dhe si një urë lidhëse mes prodhuesve të rajonit dhe vizitorëve ndërkombëtar, shkëmbim të eksperiencës në prodhim dhe si një mekanizëm më shumë për të eliminuar barrierat në tregtinë rajonale mes tre vendeve.

Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik. Kosova është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka refuzuar pjesëmarrjen në çfarëdo cilësie – të paktën deri më tani.

APN vazhdon me grumbullimin e nënshkrimeve përkrahëse për Këshill Kombëtar Shqiptar
Rexhepi: Këshilli Kombëtar Shqiptar siguroi tekstet shkollore për nxënësit në Luginë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration