Bahtiri nga Mitrovica më 5 maj viziton Preshevën
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do të vizitojë komunën e Preshevës më 5 maj, mëson Titulli.com, informatë jozyrtare.“Ky takim do t’i lidhë dy komunat, Mitrovicën dhe Preshevën, dhe kjo është hera e parë që do të ndodh ky bashkim”, është shprehur Bahtiri, shkruan Titulli.com.
Më 19 prill në Mitrovicë të Kosovës ka qëndruar Xhelal Mehmeti, zëvendëskryetar i komunës së Preshevës dhe ka biseduar me Bahtirin për mundësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy komunave në fusha të ndryshme./Titulli.com/