Avokati i popullit Pashaliq në Bujanoc: Të zgjidhim problemet që lejon ligji i Serbisë (video)
Avokati i popullit në Serbi, Zoran Pashaliq qëndori për vizitë zyrare në komunën e Bujaocit i cili zhvilloi takim në kabinetin e kryetarit të komunës me të cilin bisedoi për çështjen e përgjithshme të të drejtave të njeriut.Kamberi theksoi në konferencën për media se ka paraqitur problemin e pasivizimit të qytetarëve, mos njohjen e diplomave të Kosovës, mungesën e teksteve për shkollat shqipe tema tjera.
Ndërsa avokati i popullit, Zoran Pashaliq tha se kjo ishte vizita e tij e parë në këtë vend pas zgjedhjes së tij para tre muajve.
“Problemet zgjidhen duke komunikuar mes vete dhe ne jemi marrë veshë të diskutojmë zgjidhjen e disa problemeve që avokati i popullit mundë t’i zgjidh dhe lejojnë ligjet e Serbisë”, u shpreh Pashaliq.
Avokati Pashaliq i shoqëruar me ekipin e tij u prit edhe në zyrën e avokatit të popullit në Bujanoc në të cilën punojnë dy persona dhe merren me ankesat e qytetarëve./Titulli.com/