Avni Hafuzi nga Presheva dekorohet nga Shqipëria me titullin "Kalorës i Urdhrit të Flamurit Kombëtar"
Avni Hafuzi, konsulli i nderit në Hungari me prejardhje nga komuna e Preshevës është dekoruar nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me titullin e lartë " Kalorës i Urdhrit të Flamurit Kombëtar".Atij iu nda ky çmim në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Budapest në mesin e shumë pjesëmarrësve tjerë diplomatik e bashkatdhetarë.
Presidenti Meta ka falëndëruar veprimtarin Avni Hafuzin për kontributin tij në interes të përgjithshëm për kombin shqiptarë, shkruan Titulli.com.
“Ndjehem shumë i emocionuar për këtë nder të madh që më bëhet, aq më tepër që ky titull me dorëzohet personalisht nga ju i nderuar zoti President. Ky titull i lartë, që lidhet me flamurin tonë kombëtar, nuk më takon vetëm mua por edhe gjithë pjesëtarëve të diasporës sonë këtu në Hungari, të cilët i kam patur mbështetje të përhershme gjatë gjithë veprimtarisë time në interes të kombit dhe të shtetit shqiptar”, u shpreh Hafuzi.
Ai theksoi se ky është një nder i madh edhe për Preshevën, vendlindjen time , nga e cila nuk me ndahet zemra e mendja për asnjë çast.
“Dua të theksoj se Presheva ka qenë e mbetet në vëmendjen e veçantë të zotit Ilir Meta, që është dhe personaliteti i parë i lartë politik i Shqipërisë që e ka vizituar atë në vitin 2010. Duke shprehur edhe njëherë mirënjohjen time të thellë për këtë vlerësim të lartë që me bëhet, dua të premtoj se do t'i vazhdoj përpjekjet dhe kontributin tim në dobi të kombit e të shtetit tone, për të ngritur edhe më lart emrin e Shqipërisë dhe flamurin tone kuq e zi”, tha para të pranishmëve Hafuzi./Titulli.com/