Autori i librit "Bujanoci krenaria ime" dhe vjershat historike
Xhahit Ramadani, poet e përkthyes i shkruan me shumë dashuri qytetit të Bujanocit.Ai ka publikuar librin e tij të parë me poezi dhe prozë të quajtur “Bujanoci krenaria ime”,në të cilën ka vargënuar poezi kushtuar qytetit të Bujanocit dhe histories së tij nëpër kohë.
Në një bisedë për portalin Titulli.com Ramadani shpjegoi rëndësinë letrare e historike të këtij libri si dhe të mungesës së publikimeve dhe leximit njëkohësisht të ditëve të sotme.
”Ne si popull rrahim gjyks si popull i lashtë mirëpo shumë pak i kushtojmë publikimeve me vlera historike të bazuara në fakte këtu në Bujanoc”, u shpreh Ramadani.
Shkrimi i parë i është publikuar qysh ne vitin 1973 në gazetën arsimore “Shkëndija” në Prishtinë për diplomimin e gjeneratës së parë të semimaturantëve ku ishte kujdestar i klasës kurse Ramadan Daci drejtor i asaj kohe në Bujanoc, theksoi Ramadani.
Libri përmban poezi të ndryshme si ato që i kushtohen Bujanocit, pjesa ku autori përmes vjershave flet për Kosovën dhe heroizmin, dhe një pjesë me rëndësi shumë të madhe janë poezitë për “Martirët e Bujanocit” si Komandant “Ridvan Qazimi”,” Abdullah Krashnica”, “Zejnulla Ajdini”, etj.
Pjesë e librit janë edhe poezitë për fëmijë si dhe ajo e fundit ku autori e quan “Filizat e mi” ku ai pak a shumë i shkruan me shumë dashuri familjes së tij nëpër vargje.
Ai theksoi mes tjerash se ky nuk do të jetë libri i tij i fundit sepse ai edhe në kohë të vështira që ka kaluar nuk ka rreshtur së shkruari dhe publikuari asnjëherë./Titulli.com/