Koment: Asgjë e re, gjithçka e vjetër
Lokale

Koment: Asgjë e re, gjithçka e vjetër

31.Jul.2021 08:25
0

Që nga përpjekjet e para për themelimin e një shteti shqiptar në Ballkan, marrëveshtjet për fqinjësi të mirë, shqiptarët nuk i ndalën asnjëherë. U nënshkruan dhe u miratuan shumë proklamata, marrëveshje ekonomike e një sërë vendime  të tjera në të mirë të popullit shqiptar. Por ajo, që bie në sy është ajo shqiptaro-jugosllave (serbe), që nuk është aspak për t'u çuditur sepse Shqipëria çdoherë i ka parë sllavët me një dipotri tjetër, nga shqiptarët e tjerë që jetojmë jashtë trungut saj.

Po e nisi nga e para, marrëveshja e Esad Toptanit i cili kishte krijuar një qeveri jolegjitime në Francë, kur Shqipëria e kishte fituar Pavarësinë, më 1912-tën, me Qeverinë provizore  të Ismail Qemalit i cili nuk arriti të qeverisë gjatë, sepse Esadi me qeverinë e tij, bëri marrëveshje që qyteti i Vlorës dhe portet e saja t'i kalojnë peshqesh Jugosllavisë së Nikolla Pashqit. Ardhja e Princ Vidit në Shqipëri dhe qeverisja e tij, Esadin do ta bëj ministër të Luftës, i cili me kryeneçësinë e tij nuk njihte asnjë qeveri shqiptare pos të "vetes" e cila ishte krijuar për t'i sjellë fatkeqësi popullit shqiptar.

Turbullirat e vitit 1924, kur Shqipëria ende lëngonte nga pasojat që kishte lënë Lufta e Parë Botërore, tema kryesore ishte që Shqipëria të kishte një qeveri legjitime por aspak të ndikuar nga rrymat e jashtme. Pas vrasjes së Avni Rrustemit një patriot shqiptar i cili në Paris kishte vrarë Esad Toptanin sepse kishte shkelur interesat e atdheut për ego personale, elita intelektuale dhe opozita e bashkuar shqiptare në krye me Fan Nolin, do të arrinë ta rrëzojnë Ahmet Zogun ish- Mbretin e shqiptarëve, nga Mati i Shqipërisë si organizator i kësaj ngjarje të dhimbshme. Fan S. Noli, arriti që qeverisë Shqipërinë afro gjashtë muaj, sepse në mungesë të armatimit dhe sundimit të bejlerëve e përkrahësve të Zogut, ai nuk arriti të qeverisë sepse ish- Mbreti tashmë kishte bërë marrëveshje me Kryeministrin e Jugosllavisë së atëhershme Nikolla Pashiq, i cili ndihmoi të rikthehet edhe njëherë në krye të Shqipërisë deri më 1937, kur përfundimisht ajo u pushtua nga Italia fashiste e Benito Musolinit.

Marrëveshja tjetër, që shumë studiues i'u kanë qasur me seriozitetet është ajo mes dy Partive Komuniste, asaj të Shqipërisë  të Jugosllavisë me dyshen Tito-Enver. Më 1946, kur Enver Hoxha po konsolidonte pushtetin e tij, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore Jugosllavia do të jetë shërbëtorja e tij e cila do ta ndihmojë për të konsoliduar Shqipërinë nën protektoratin e jugosllvaisë së Titos, dhe dy emisarëve të tij Dushan Mugoshën dhe Miladin Popoviqin që cilët ai i konsideronte si vëllezër siç i potencon në librat e tij. Enveri e pa Jugosllavinë, si hambar ekonomik deri kur Tito u prish me Stalinin dhe grepin e hodhi te Shqipëria, me synimin që me këtë  kumbari të hedh  ka portet shqiptare që më lehtë të kishte qasje me grekët. Por nuk zgjati shumë, sepse Enveri e kuptoi se pa përfshirjen edhe të shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve shqiptare nuk mund të ketë paqe kjo kumbari. Prandaj, ai e prishi dhe u shkëpëut njëherë e përgjithmonë nga kjo taktikë perfide.

Marrëveshje pas marrëveshje, shqiptarëve nuk u solli aspak dobi me sllavët sepse e dimë qysh moti se synimet e tyre karshi shqiptarëve për t'i fshirë nga faqa e dheut nuk do ndalet asnjëherë. Edhe ky, Samiti i fundit që u mbajt në Shkup për "Ballkani i hapur” shqiptarët nuk duhet të krenohen sepse përveç këtyre tre shteteve, të tjerët as që duan të bëhen pjesë e kësaj nisme. Rrethanat tashmë i dimë!

Asgjë e re, gjithçka e vjetër! Ajme!

Shkruar nga: Mr. sc. Shefat Ademi-Preshevë

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration