Arifi shpall fitoren: Serbia tani ka punë më të rinjtë e jo pleqtë e Preshevës (video)
Lokale

Arifi shpall fitoren: Serbia tani ka punë më të rinjtë e jo pleqtë e Preshevës (video)

24.Dec.2017 23:31
0
Kryetari i APN-së, Shqiprim Arifi shpalli fitoren në zgjedhjet lokale në Preshevë, duke thënë se nga sot Serbia ka punë më të rinjtë e Preshevës dhe jo Pleqtë e Preshevës.

Ai u shpreh para masës së tubuar se do të punojë me standarde gjermane.

“APN në këto zgjedhje cementon, betonon që është partia më e fuqishme në krejt Luginën e Preshevës. Po hapet një kapitull i ri, të cilin po mendojmë se qytetari jonë e ka pranuar. Ne sot duhet të mendojmë edhe për humbësit. I ftojmë për paqe dhe jemi zemërgjërë. I falim ata pa asnjë mëdyshje. Të gjithë. Pa asnjë dallim. Qellimi jonë është Presheva dhe nuk ka asnjë gjë tjetër me rëndësi. Të ecim para”, është shprehur Arifi.

Sipas tij këto zgjedhje tregun se shpijfa nuk mjafton dhe se duhet pasur program.

Aliu: Alternativa për Ndryshim ka marrë mbi 4600 vota
Sinani: Mësohemi të humbim si njerëz, falënderit që votuan Ndryshe!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration