Arifi: Politika në Preshevë më shumë se një dekadë dështuese e shoqërisë (video)
Përfaqësuesit e partisë së sapoformuar në Preshevë “Alternativa për Ndryshime” gjatë një emisioni televiziv në RTV “Aldi” kanë folur për arsyet e themelimit të këtij subjekti.
Ata vlerësuan se ishte nevojë e kohës që fillimisht qytetarëve të komunës së Preshevës ti ofrohen mundësi për ndryshime në të mirën e tyre.
Shqiprim Arifi, kryetar i kësaj partie ka vlerësuar se politika në Luginë më shumë se një dekadë ka qenë dështuese në proceset politike, andaj partia jonë erdhi si domosdoshmëri dhe kërkesë e popullatës shqiptare.
Arifi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kritikuar ashpër subjektet që po udhëheqin në Preshevë duke thënë se partia në pushtet e ka monopolizu komunën e Preshevës, ndërsa e ka margjinalizu shoqërinë tonë, transmeton Titulli.com.
“Ne kemi hy në fushatë politike dhe dëshirojmë ta ruajmë paqen sociale këtu dhe t’I motivojmë qytetarët tonë të zgjedhin alternativën që sjell ndryshime”, tha Arifi.
Për më tepër shikoni videon: